Hidhet në cekëtin dëmtohet 18-vjeçari në kokë dhe në shpinë, transportohet me urgjencë në Tiranë. Emri

Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës ku një 18-vjeçar, Enison Mustafa,  u shpëtua teksa duke u hedhur nga një lartës prej dy metrash në cektinë ka marrë dëmtime në kokë dhe në shtyllë kurrizore.

Falë ndërhyrjes nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës dhe mjeteve të reja jetë-shpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës.

I riu 18 vjeçar është hedhur nga 2 metra lartësi në cektinë dhe është dëmtuar në kafkë, ndërhyrja e skuadrës së emergjencës në plazh dhe ndërhyrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur shpëtimin e tij.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me Njësinë e helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali.

Identiteti i të riut 18-vjeçar nuk është bërë i ditur por po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.