FOTO/ Milani prezanton fanellat e reja

Milani ka zbuluar ditën e sotme fanellat e reja të sezonit 2018-219. Sezoni i ri do të thotë një ndryshim rrënjësor për kuqezinjtë.

Sponsori i ri në fanellën e Milanit do të jetë Puma, në ndryshim nga vitet e tjera që ka qenë Adidas

Fanella e re nuk pëson ndryshime rrënjësore, vetëm se shiritat e zinj do të jenë paksa më të hollë.

Gjithashtu edhe jaka e fanellës do të ketë një modelim të ri. Përpos kësaj, gjërat në ambientin kuqezi “ziejnë” .

Presidenti Milanit, Jonghong Li, duket në situatë të vështirë. Nëse ai nuk ia del të shlyejë fondin Eliot, atëherë ky grup merr Milanin nën kontroll.