FOTOT që nuk u panë nga dasma e Kledi Kadiut

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu, 44 vjeç dhe e fejuara e tij, Charlotte Lazzari, 26, më në fund janë martuar.

Kledi Kadiu ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga dasma, ku çifti shfaqet i përqafuar dhe i buzëqeshur me fustanin e nusërisë të saj dhe kostumin e dhëndrit të veshur nga ai.

Ndër të tjera Kledi falenderon të gjithë miqtë e tij që ishin të pranishëm dhe e bënë ceremoninë e tyre të martesës edhe më të bukur.

 ‘Falënderoj gjithë miqtë e mi që kanë ndarë me mua këtë ditë të lumtur, një ditë që nuk besoja se do të vinte.

Dashuria për Charlotte dhe për vajzën tonë të mrekullueshme Lea, premtimet që u thanë në dasmë dhe dashuria e miqëve tanë që kanë ardhur nga larg e bën atë ditë perfekte.

Faleminderit për emocionet që më dhuruat. Faleminderit Charlotte që je gruaja që gjithmonë kam dëshiruar dhe që më ke bërë babain e vajzës tonë Lea.’