Agnelli interesohet personalisht për Ronaldon, ja sa herë e ka marrë në telefon

Cristiano Ronaldo ka qenë aq i impresionuar që prej fillimit me mënyrën se si Juventusi e ka trajtuar si numër një, saqë nuk ka mundur t’i thotë jo ofertës së tij.

Gazeta e përditshme spanjolle “Marca” ka thënë se disa veprime të gjigantit italian në kohët e fundit ia kanë rrëmbyer zemrën superyllit të Real Madridit.

Më e pabesueshmja ndër to është numri i telefonatave që i ka bërë presidenti i Juves, Andrea Agnelli, i cili e kishte thirrur plot 28 herë.

Ronaldo ishte mahnitur edhe nga shtypi në Torino. Respekti i Agnellit për të duke marrë parasysh rëndësinë e Juventusit.

Dhe ndër gjestet që e kanë prekur më shumë atë është edhe duartrokitja e ngrohtë që tifozët e Juventusit i bënë në “Allianz Stadium” pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme që pati në fitoren e Real Madridit 3-0 në sfidën e vlefshme për Champions League.