E bujshme/ Argjentina i ofron stolin Guardiolës, oferta është e parezistueshme

Pas zhgënjimit të madh të “Rusi 2018”, që i faturohet veçanërisht trajnerit Jorge Sampaoli, tek Argjentina kërkojnë të kthehen në “shina” me një emër të madh në pankinë.

Nga kryeqyteti Buenos Aires vjen një raportim mjaft intrigant. Federata Argjentinase e Futbollit kërkon të emërojë në krye të përfaqësueses bardhekaltër Pep Guardiolën, për të ndërtuar një skuadër favorite për “Qatar 2022”.

Argjentina është gati t’i ofrojë 12 milionë euro në vit për ta bindur trajnerin spanjoll, aktualisht në krye të Manchester City-t.

Kjo shifër mësohet se do të mbulohet nga transmetuesi televiziv “Torneos”, që ka të drejtat e transmetimit e ndeshjeve të Kombëtares deri në vitin 2030.

Gjithsesi, mbetet një operacion i vështirë, sepse Argjentina më parë duhet të shkarkojë Sampaolin, që ka kontratë deri në vitin 2022, por edhe për faktin se Guardiola, të paktën për momentin, nuk ka ndërmend të largohet nga City.

Nëse nuk bindet Guardiola, alternativat janë Simeone dhe Pochetino.