Kufizime energjie në Elbasan më 5 dhe 6 korrik, ja ku dhe kur do ndodhin

OSHEE ka njoftuar se do të stakojë energjinë në Elbasan këto dy ditë kryesisht paradite:

Për shkak të remontit të planifikuar në zbarrat 10 kv të NST Radio, më 5 korrik, nga ora 10:00-14:00, do të mungojë energjia në disa zona në Elbasan, konkretisht: Klos, Banjë e re, Trunc, Lumas, Selvias, Qafë, Qyrkan, Mollas, Dasar, Linas, Kamunah, Selitë, Shkëmb, Topojan, Radiostacioni, fshtati Shtërmen,Tregan, Mucan, Kycyk, Cikallesh, Shilbater dhe Gurisht

Nesër

Si pasojë e remontit të planifikuar në zbarrat 10 kv në nst Metalurgji 2, në datën 6 korrik nga ora 10:00-14:00, do të mungojë energjia në këto zona: Zona e Kombinatit Metalurgjik, Biznese, Koksi, Kurum, Gëqere, Xhamat, Uzina Mekanike 2, Kurum 4, Stacioni i pompave Fshat, Dolomit Gëlqeror, Furnata dhe Enira Metal.