Transferimi te Juventusi, befasohuni çfarë bën po bën Ronaldo!

Lidhja e Cristiano Ronaldos me Juventusin nuk mbetet vetëm në nivelin e thashethemeve dhe lajmeve të mediave spanjolle dhe italiane.

Portugezi e ka marrë seriozisht largimin nga Real Madrid dhe tashmë është duke kërkuar shtëpi në qytetin e Torinos.

Sipas “MARCA-s”, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka disa javë që ka dërguar përfaqësuesit e tij për të gjetur shtëpi.

Juventus thuhet se është i gatshëm të paguaj 100-120 milionë euro për Ronaldon.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga të dy palët, ndërsa edhe menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta përgjigjet "No comment" kur u pyet për mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos.