Real Madrid reagim zyrtar për ‘transferimin’ e Mbappe

Real Madridi ka dalë me një reagim zyrtar për informacionet rreth transferimit të Kylian Mbappe.

Reali ka mohuar të ketë bërë ndonjë ofertë për talentin francez që po shkëlqen në Kampionatin Botëror.

“Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë ndaj PSG apo lojtarit dhe na vjen keq për shpërndarjen e këtij lloji të informacionit”, thuhet në njoftimin e madrilienëve.

Kujtojmë që ditët e fundit janë shtuar zërat e kalimit të Ronaldos te Juventusi por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.