Tragjedia në det, rritet numri i viktimave

Të paktën 34 persona janë konfirmuar të vdekur në një anija që u fundos në brigjet e provincës jugore Sulawesi të Indonezisë.

Anija u përmbys jo shumë larg nga bregu i Bulukumba, pranë Selayar Island.

Rreth 155 njerëz kishin arritur që të notonin drejt bregut dhe të shpëtonin.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Indonezi raportoi se një vrimë kishte shkaktuar që trageti të fillonte të mbushej me ujë.

Përpjekja e shpëtimit fillimisht ishte e komplikuar nga moti i keq, i cili pengoi anijet e mëdha të afroheshin.

Megjithatë, një flotë e anijeve të vogla, duke përfshirë edhe anijet lokale të peshkimit, shkuan drejt tragetit për të ndihmuar njerëzit të shpëtonin.

Aksidentet detare vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi.

Vetëm dy javë më parë ndodhi një tjetër incident me anija në një liqen vullkanik në Sumatra.

Më shumë se 190 vetë u konsideruan të mbytur në atë incident, që thuhet se është një nga aksidentet më të këqija detare në vend për dekada të tëra.