Niseni ditën me biskota me kanellë - Receta

Janë shumë të shijshme dhe shoqërohen mjaft mirë me një gotë qumësht ose një filxhan kafe. Për të bërë biskotat me kanellë na duhen:

Një petë sfoljatë

Gjalp i shkrirë

Sheqer

Kanellë

Një filxhan sheqer pluhur

Një lugë çaji qumësht

Përgjatitja:

Hapim petën e sfoljatës dhe presim cepat, duke krijuar një formë drejtkëndëshe. Përhapim me një furçë gjalpin e shkrirë në të gjithë sipërfaqen dhe më pas shtojmë sheqerin, si dhe kanellën.

E rrotullojmë duke e mbledhur në formë cilindri dhe më pas e presim me thikë, duke ruajtur distancën nga një biskotë tek tjetra.

I fusim në furrë dhe i pjekim për 10 ose 15 minuta (në varësi të trashësisë që kemi prerë biskotat) në temperaturën 180°C.

Ndërkohë në një tas hedhim sheqerin pluhur dhe e përziejmë me qumështin, derisa të jetë bërë një masë kompakte. Biskotat shoqërohen me kremin e krijuar.