Nis debati nga një artikull/ Anglezët shkruajnë ‘Go Kane’, kolumbianët e lexojnë ‘kokainë’

Pak orë para sfidës së darkës midis Kolumbisë dhe Anglisë ka plasur një debat për titullin e njërës prej gazetave më të mëdha angleze, “The Sun”.

Ajo ka publikuar në faqen e parë foton e kapitenit të Anglisë, Harry Kane, të shoqëruar me shkrimin “Go Kane”.

Shqiptuar në anglisht tingëllon ‘gokaine’ shumë e afërt me ‘kokainë’.

Dhe kjo ndodh në ndeshjen me Kolumbinë, vendi më i madh i prodhimit të kokainës.

Dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer kolumbianëve, të cilët e kanë marrë me dy kuptime titullin e gazetës, dhe janë vërsulur në webin e saj me fyerje dhe kërcënime.

Por ka pasur dhe nga ato komentues që kanë qenë më të përmbajtur duke shkruar se përgjigjen Anglia do e marrë në fushë.