Shearer kritikon Neymarin për gjestet që bën në fushë

Alan Shearer, gjithashtu, ka përfituar nga ndeshja Brazil-Meksikë në 1/8 finale të Botërorit të Rusisë që të kritikojë Neymarin për gjestet e tij.

“Ai është absolutisht patetik. Nuk ka dyshime mbi aftësitë e tij, ai është një lojtar i madh…, por është me të vërtetë i dhembshëm kur rrëzohet në fushë dhe bën sikur të jetë në agoni”, tha ish-sulmuesi.

Legjenda e futbollit anglez, gjithashtu, i dërgoi një mesazh brazilianit në rrjetet sociale: “Mjaft, ne jemi të ngopur”.