VIDEO/ Plagosja e djalit të prezantueses italiane, pamjet e arrestimeve
Dy shqiptarë arrestohen për vrasje në tentativë të djalit të prezantueses të famshme.
Policia italiane ka arrestuar dy qytetarët shqiptarë e dy italianë si të dyshuar për vrasjen në tentativë të Niccolò Bettarinit.
Ai është djali i prezantueses së njohur televizive Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Bettarini.
Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 29 vjeç, ndërsa italianët 24 e 29.
Të katër dyshohen si autorë të sulmit kundër 19-vjeçarit, kryer në orët e para të së dielës para diskotekës Old Fashion në Milano.