Real Madridi bën deklaratën zyrtare për Neymar

Real Madridi ka hedhur poshtë thashethemet që janë bërë në Spanjë për një ofertë marramendëse për ta transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germaini.

Super ylli brazilian është përfolur disa herë për një transferim të tij në Madrid që prej largimit nga Barcelona verën e kaluar.

PSG-ja e transferoi Neymarin nga Barcelona për një çmim rekord botëror prej 222 milionë eurosh, mirëpo raportohet se braziliani ende nuk ka arritur të përshtatet në Paris.

Televizioni publik spanjoll TVE, ka raportuar se Madridi ka bërë një ofertë prej 310 milionë eurosh për ta rikthyer në La Liga Neymarin.

Megjithatë, Real Madridi ka lëshuar një komunikatë duke mohuar kontaktet me PSG-në apo Neymarin.

“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara nga TVE për një ofertë të Real Madridit drejt PSG-së për lojtarin Neymar, Real Madridi thotë se ky informacion është i pa vërtetë”, thotë komunikata.

“Real Madridi nuk ka bërë ndonjë ofertë për PSG-në apo lojtarin”, sqaron klubi madrilen.