Trajneri i Japonisë e bën dramë eliminimin nga Belgjika: Jam i shkatërruar!

Tekniku i Japonisë, Akira Nishino, ka pranuar se ai ndjehet “i shkatërruar” nga disfata 3-2 ndaj Belgjikës.

Japonezët po udhëhiqnin 2-0 në pjesën e dytë dhe u duk se do të kualifikoheshin, teksa përballë në çerekfinale do të kishin Brazilin e madh.

Por belgët e përmbysën rezultatin në 3-2 në minutën e fundit shtesë dhe u kualifikuan ata.

Unë jam shkatërruar. Ishim duke udhëhequr ne, por nuk kemi mundur të fitojmë. Ndoshta ishin vendimet e mia si trajner ose taktikat e mia, dhe nuk mundëm të vazhdonim të ruanin avantazhin me Belgjikën, që e ngriti lojën e saj. Ishte e pabesueshme çfarë na ndodhi”, tha trajneri i Japonisë.