FOTO/ Racheli, një Miss për futbollistin e njohur!

Deri para pak javësh Benjamin Pavard ishte pothuajse i panjohur. Por me grumbullimin në Botëror nga Franca dhe me aktivizimet e njëpasnjëshme në Kupën e Botës deri te goli fantastik që realizoi ndaj Argjentinës tashmë mbrojtësi i djathtë i Shtutgartit në Bundesligë njihet nga të gjithë.

22-vjeçari, i cili bëri të qajë Messin me shokë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në Francë-Argjentinë, vrapoi drejt tribunave për të përqafuar të fejuarën e tij të mrekullueshme ish-Miss Franca në vitin 2007 Rachel Legrain-Trapani.

Modelja franceze edhe pse është 7 vjet më e madhe se Pavard prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me futbollistin e përfaqësueses franceze.

29-vjeçarja Rachel i ka pikë të dobët futbollistët, pasi më herët ka qenë e martuar me ish lojtarin e Nantes Aurelien Capoue me të cilin ka dhe një djalë.