Bie nga kati i tretë 85-vjeçari në Lushnje

Një 85-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i banesës së djalit të tij, në një fshat të Lushnjes.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në Savër, në banesën e djalit të tij, D. S., vjeç 52, nga pakujdesia ka rënë nga kati i tretë, babai L. S., vjeç 85, i cili ndodhet  në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet  kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.