Horoskopi për ditën e sotme, e martë 3 Korrik

Dashi-Dita e sotme premton udhëtime. Momente të bukura për ata që janë çift. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar nuk do keni probleme.

Demi-Jeta në çift ju buzëqesh, por kjo nuk do të thotë që mund ta teproni. Beqarët do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin e tyre. Financat nuk do të jenë aspak të këqija.

Binjakët-Do të jetë pikërisht dita e sotme ku ju do ta ndjeni të nevojshme të qëndroni pranë partnerit/es tuaj dhe për të dialoguar me të. Beqarët nuk do jenë të përqendruar te dashuria. Financat do përmirësohen.

Gaforrja-Një atmosferë e qetë dhe stimuluese, ideale për të pasur pranë shoqërinë e personit tuaj të zemrës. Beqarët nuk do ndihen ende gati për ndryshimin e statusit. Në planin financiar fati do jetë me ju.

Luani-Hëna tek Shigjetari ju bën pak të plogësht dhe pa ndonjë nxitje për tu organizuar me partnerin/ en. Beqarët do gjejnë më në fund njeriun e duhur. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Virgjëresha-Në qoftë se doni të evitonit zënkat dhe grindjet e kota me partnerin/ en mos reagoni në mënyrë kritike. Beqarët do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Peshorja -Do të ndiheni mirë në praninë e partnerit tuaj. Beqarët do fillojnë një histori dashuri me një person që e njohin prej kohësh. Në planin financiar situata paraqitet e mirë.

Akrepi-Do të refuzoni shumë propozime nga partneri/ja. Beqarët më në fund do të ndihen të plotësuar pasi do takojnë personin që kanë ëndërruar. Financat do stabilizohen falë menaxhimit tuaj.

Shigjetari-Parashikohet një mbrëmje magjike me partnerin/en. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në mënyrë që të kenë mundësi për njohje të reja. Me financat do jeni të organizuar dhe nuk do keni probleme.

Bricjapi -Ndiheni të lodhur, normale keni kaluar një javë të ngjeshur me punë. Beqarët do refuzojnë ftesat që do ju bëhen dhe do vazhdojnë të mbeten ende vetëm. Në planin financiar do jeni me fat.

Ujori-Projektet që keni nisur në çift janë drejt një rruge shumë pozitive. Beqarët nuk ndjehen ende gati për ndryshime dhe do kalojnë kohën me miqtë. Probleme me financat.

Peshqit -Hëna do t’ju sjellë shqetësime me partnerin/en. Beqarët do kenë takime fantastike, përfitoni. Buxheti do ketë nevojë për një riorganizim.