Policia Rrugore në Lezhë ‘bën namin’, ndëshkon 650 shoferë

Policia Rrugore e Lezhës,  mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional "Tispol",  ka pasur në fokus edhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit.

Në funksion të këtyre kontrolleve, janë  arrestuar 4 drejtues mjetesh për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ( të pa pajisur me leje drejtimi).

Janë tërhequr 123 leje drejtimi.

 Janë vendosur gjithsej 647  masa administrative, nga këto:

•   258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

• 41 masa  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• 144 masa  për parakalim të gabuar,

•  40 masa  për mospërdorim të rripit të sigurimit, 

Ndërsa pjesa tjetër  e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

• Janë ndaluar administrativisht  10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.