FOTO/ Brazil-Meksikë, formacionet zyrtare. Mungon ylli i ‘Selecaos’

Në “Samara Arena” do të luhet ndeshja e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Botërorit mes Brazilit dhe Meksikës, shkruan Syri.net.

Brazili është favorit për të fituar trofeun, por sot përballë do të ketë një ekip i cili në fazën e grupeve surprizoi Gjermaninë me atë fitore 1-0.

Ndaj trajnerit i brazilianëve, Tite, e ka vlerësuar si duhet këtë sfidë, duke aktivizuar lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

I vetmi problem për teknikun e Selecaos është mungesa e yllit të Real Madridit, Marcelo.

Kjo sfidë do të luhet në orën 16:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.