Receta/ Si të gatuani qofte me kunguj
Një mënyrë e re për të gatuar qoftet është duke përdorur perimet si përbërës kryesor. Kështu nuk do të shqetësoheni më nëse fëmijët u thonë "jo" perimeve, pasi mund t'i integroni tek kjo recetë fantastike.
Përbërësit:
2 kunguj mesatarë
2 karota të vogla
1 patate mesatare
1 spec jeshil
1-2 kokrra qepë
3 lugë miell
1 e verdhë veze
kripë
piper
majdanoz
Përgatitja:
Perimet pasi t'i keni larë dhe qëruar, i grini në rende në një tas të thellë.
Shtojmë mbi perimet miellin dhe të verdhën e vezës. Shtojmë gjithashtu kripën dhe erëzat.
I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një masë e qëndrueshme.
Me ndihmën e lugës së gjellës e hedhim brumin në formë topash në tiganin me vaj të nxehur më parë.
Pasi ta keni përfunduar së skuquri të gjithë masën e brumit, mund t'i servirni ato. Nëse dëshironi mund t'i shtoni përsipër edhe kaçkavall të grirë.
Qoftet i shoqëroni me një supë të ngrohtë ose një sallatë. Ju bëftë mirë!