Falsifikim dokumentash, ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim. Emri

Një 31-vjeçar nga Berati është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Arben Shëmilli, 31 vjeç, banues në lagjen “13 Shtatori”, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me Vendimin Nr.56 datë 16.03.2018, e ka dënuar me 3-muaj e 10-ditë burg për veprat penale ''Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve'',  ''Falsifikimi i dokumentave'', parashikuar nga nenet 190/1 e 186/1 të Kodit Penal", thotë policia në njoftimin zyrtar.