Elvana Gjata dhe Ledri Vula surprizojnë fansat, sëbashku në një projekt

Elvana Gjata ka suprizuar të gjithë fansat me lajmin e fundit. Pasi publikoi këngën e fundit 'Ku vajti', ajo ka paralajmëruar se do sjellë një klip të ri, por këtë herë në bashkëpunim.

Ylli i muzikës shqiptare do sjellë hitin e ri me këngëtarin e fashëm Ledri Vula.

Të dy këngëtarët kanë bërë të ditur lajmin me anë  të postimeve në Instagram.

'Mike' titullohet kënga, e cila mendohet se do të vijë së bashku me një videoklip. Mbetet për tu parë se çfarë do të sjellin së bashku Ledri dhe Elvana.