Skivi largohet papritur nga grupi BabaStars /FOTO

Reperi Visar Shala i njohur si Skivi nuk është më pjesë e BabaStars.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net ekskluzivisht nga burime pranë këtij grupi.

Sipas tyre, Skivi ka një vit që nuk është pjesë e BabaStars. Se Skivi është larguar nga grupi, me të cilin ka punuar prej vitesh, dëshmohet edhe me dy projektet e fundit muzikore, të cilat nuk janë publikuar në kanalin e grupit, por të Skivit.

Fjala është për duetin e fundit me Genën, këngën ‘Kijamet’ dhe atë solo ‘Dita Nata’ të publikuar para katër muajsh.

Pjesë e BabaStars në krye me Getoar Selimin prej kohësh nuk është më as menaxheri i njohur, Albert Krasniqi.

Kujtojmë se Alberti, sa ishte në BabaStars, ka qenë menaxher i Skivit dhe pas largimit nga ky grup, dyshen i kemi parë shpesh tek shoqërohen bashkë dhe disa fotografi kanë hedhur edhe në rrjete sociale.