Vasili-Ramës: Ik e festo me spanjollët, sepse vetëm ti feston kur humb

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar sërish sot kryeministrin Edi rama, duke e lidhur mos hapjen e negociatave për Shqipërinë me eliminimin e skuadrës spanjolle.

Sipas Vasilit, spanjollët duhet të ftojnë Ramën që tu organizojë festën e eliminimit, pasi ata vetë nuk dinë dhe nuk duan.

Ja postimi i Vasilit:  

Spanja "triumfon" duke u eliminuar ne kampionatin boteror sikurse Gjermania,ashtu edhe si Edi Rama me negociatat e çfryra.

Per arsye se spanjollet nuk duan ta festojne eliminimin,ka shpresa te shkoje ky deficienti yne t'jua organizoje,se ky i qan festat e çfryrjes.