FOTO/ Rusi-Spanjë, ja kush u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes

Në “Luzhniki Stadium” u luajt ndeshja e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Botërorit mes Rusisë dhe Spanjës, shkruan Syri.net.

Për herë të parë në këtë Botëror fituesi u vendos me penallti, ku më të saktë u treguan  rusët, që fituan 4-3 dhe kualifikohen në çerekfinale (gabuan Koke dhe Aspas).

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA u shpall portieri i Rusisë, Igor Akinfeev.