Gjilani nderon Xherdan Shaqirin, mirënjohja për festimin me shqiponjën i tregohet në mënyrë origjinale

Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por jo vetëm me golin e shënuar në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.

Përveçse i dha fitoren skuadrës përfaqësuese të Zvicrës në një ndeshje të magjishme, Xherdani festoi golin me simbolin e shqiponjës duke dhuruar emocion të madh për të gjithë shqiptarët.