Suarez ngushëllon Messin për eliminimin nga Botërori

Luis Suarez ka ndjerë keqardhje për largimin e Lionel Messit nga Kupa e Botës.

Argjentina u largua dje nga Franca, pasi u mund me rezultatin 4-3.

Ndërkohë shoku i tij te Barcelona, Luiz Suarez, arriti të mposhtë Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Suarez ka folur në lidhje me eliminimin e Mesit.

“Si një mik i Leos, duke e vënë veten në vendin e tij, ka qenë një ditë shumë e vështirë. Nuk do t’ia dëshiroja atë askujt”, ka deklaruar Suarez.

“Unë do të mbështes atë si një mik dhe bashkëlojtar në mënyrë që ai ta heqë këtë gjë sa më parë nga koka”, përfundoi Suarez.