Fluksi në doganën e Morinës, bllokohet qarkullimi i kamionëve

Fluksi i madh në doganën e Morinës, ka bërë që përmes një udhëzimi  të Policisë, lëvizja e kamionëve bëhet me orare. Kjo zgjidhje është për shkak se bllokohet trafikut dhe policia do t’u japë prioritet pushuesve.

Fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë është i lartë. Moti nuk është favorizues, por radhët shkojnë deri në thellësi të Kosovës.

Ndërkohë, shumë kamionë e kaluan natën në doganën e Morinës. Drejtuesit e tyre bënë gjumë brenda në kabina. Shumë nga ata nuk e dinë për udhëzimin që kufizon lëvizjet e tyre. Kjo për shkak se po u jepet përparësi pushuesve për të lëvizur pa pengesa.

“Unë kam paguar gjobë një ditë, 20 euro veçse nuk e kam ditur”, shprehet një shofer.

Për ta përballuar situatën në Morinë janë hapur nëntë sportele. Edhe drejtimi hyrës për Kosovë i është kthyer lëvizjes drejt Shqipërisë.