Trump: Me Putin do të flas për Ukrainën, Sirinë dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimit Putin, do të takohen me 16 korrik në Helsinki, Finlandë

I pari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që po ashtu që do i pëlqente të diskutonin rreth çështjes së paqes.

“Do të flasim për çështjen e Ukrainës, do të flasim për çështjen e Sirisë, do të flasim  po ashtu për zgjedhjet. “Nuk duam që askush të i manipuloj zgjedhjet elektorale tonat”, ka thënë Trump.

Lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se “po ashtu mund të flasim që të mos i shpenzojmë miliona dollarë në armë. Jemi duke e ndërtuar një ushtri që askush nuk ka parë deri më tani”.