Buffon sot zyrtarisht nuk është më lojtar i Juves, ja çfarë shkruan ai në “Facebook”

Aventura e Gianluigi Buffon me Juventusin ka përfunduar sot zyrtarisht. Portieri legjendar ka mbrojtur ngjyrat bardh e zi për 17 vite.

Ai ka shkruar një status në “Facebook”, ku është shprehur se nuk do të harrojë asgjë nga kjo aventurë.

“17 vite bardhezi mbyllen zyrtarisht sot. 17 vite miqësi, lot, fitore, humbje, trofe, fjalë, zemërim, zhgënjim, shumë gëzime, shumë emocione. Kurrë nuk do të harroj asgjë. Do ti mbaj gjithmonë me vete” shkruhej në statusin e legjendës.

Buffon pritet ta vazhdojë karrierën tek Paris Saint Germain.

/Ariglon Pali/Syri.net/