VIDEO-FOTO/ Keni 85 mln dollarë? Mund të blini këtë ishull të mahnitshëm në Karaibe

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të keni ishullin tuaj privat, me plazhe mahnitëse në mes të Karaibeve, tani mund të jetë rasti juaj.

Gjithçka ju duhet janë... 85 milionë dollarë.

Ishulli i njohur me emrin Little Pipe Cay gjendet në Bahamas, rreth 270 milje në jug të Miamit.

Krejtësisht i pabanuar deri pak kohë më parë, ai ofron 38 akra tokë ishullore relativisht të paprekur, me katër plazhe me rërë të bardhë që shkojnë drejt detit me ngjyrë të kaltër të kthjellët.

Pronarët aktualë të ishullit kanë punuar pa pushim në 15 vitet e fundit për ta transformuar pronën e tyre.

Tani ishulli ka pesë shtëpi më vete, secila me pamje mahnitëse nga oqeani. Ai është i arritshëm vetëm me anije ose hidroplan.

Nëse keni 85 milionë dollarë për ishullin, me siguri që i keni edhe këto mjete, ose të paktën paratë për t'i blerë...

Edhe një gjë tjetër, Little Pipe Cay është ishulli ku janë filmuar skena të filmit Piratët e Karaibeve, çka ia rrit famën e me siguri edhe çmimin nëse në të ardhmen ju mërzitet e vendosni ta shisni.