Befason moderatori shqiptar: Dua ta puth, Nevina Shtylla më pëlqen shumë!

Nuk ndodh shpesh që të ftuarit të jenë shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë kur përballen me pyetje si “kë do të puthje…” apo “me kë do shkoje në shtrat” etj si këto, por Isli Islami nuk hezitoi aspak e u përgjigj menjëherë.

Moderatori i njohur shqiptar njihet edhe për natyrën e tij të drejtëpërdrejtë e pa komplekse.

Pa nguruar fare Isli u përgjigj se donte të puthte moderatoren Nevina Shtylla, pasi i pëlqente shumë.

Moderatori deklaroi se: Më pëlqen shumë, më duket një nga vajzat me portretin më të ëmbël dhe më kanë thënë se ashtu si në pamje është edhe në tip”.