Natë tmerri për familjen në Durrës, 'maskat' lidhin kryefamiljarin dhe grabisin kasafortën

Nue Lata në fshatin Larushk të Durrësit ka rënë pre e një grabitjeje me maska gjatë natës; familja e tij ka përjetuar tmerr.

Katër persona me masak kanë hyrë në shtëpinë e tij mbrëmjen e 29 qershorit pas orës 21:00, e kanë lidhur dhe e kanë kërcënuar. Më pas ata kanë rrëmbyer kasafortën ku ishin të bindur se ai kishte shumë para.

Policia njoftoi se ata i kanë grabitur edhe makinën që kishte në oborr, një Benz me targa AA 642 HD.

Autorët nuk janë identifikuar ende.