Jamie Foxx dhe Katie Holmes nuk janë më me njëri-tjetrin

Jamie Foxx dhe Katie Holmes nuk janë më me njëri-tjetrin. Këtë vendim ka marrë aktorja pasi mësoi se ai e ka tradhtuar. Jamie dhe Katie janë njohur në vitin 2013, por publiku e mësoi këtë vetëm në vjeshtën e kaluar, kur u fotografuan prej paparacëve në Malibu.

Mediat shkruan për krizën në marrëdhëniet e tyre më herët kur Katie u fotografua në shoqëri të ish të dashurit Joshua Jackson, aktorit me të cilin luajti në serialin “Dawson World”.