'Kush ka vjehërr, botën ka', deklarata surprizuese e Blerina Bombaj për mamanë e bashkëshortit

Ndryshimi i menusë ditore në shumë çerdhe dhe kopshte publike të kryeqytetit, do të nxiste një sërë polemikash gjatë muajve të fundit që lamë pas. Prindërit do të ndaheshin në dy kampe, të cilët hera-herës polemizonin rreth menusë së hartuar nga Blerina Bombaj.

Megjithatë, dietologia e njohur nuk do të hezitonte në asnjë moment të mbronte punën e saj, dhe këtë do ta bënte më së shumti në rrjete sociale.

Në llogaritë e saj në Instagram dhe Facebook, nuk mungojnë kurrë fotografitë nga puna e saj dhe jeta në fermë, e cila është shndërruar në strehën e lumturisë jo vetëm për të dhe familjen, por për këdo që e viziton atë. Mirëpo Blerina nuk do t’ia dilte kurrsesi mbanë po të mos kishte pranë njerëzit e duhur, mes syresh vjehrra e saj. 

Edhe pse marrëdhënia nuse-vjehrrë vijon të konsiderohet si një ndër më problematiket, duke se ky nuk është rasti i Blerinës dhe zonjës Lule.

“Vjehrra ime e qeshur dhe punëtore, e papërtuar dhe pa fjalë! Zoti na jep në jetë njerëz që na e vështirësojnë ose lehtësojnë jetën. Çfarë fati është të rrethohesh nga këta të dytët dhe çfarë mëkati është të mos arrish ta vlerësosh!”, -ka shkruar Blerina bashkangjitur fotografisë ku na njeh me mamanë e bashkëshortit.