Arrestohet administratori i 3 kompanive, fitime nga një skemë mashtrimi financiar

Administratori i tre kompanive, Laert Barzezi, ka rënë në pranga për mashtrim financiar. Policia e Shtetit njoftoi se Barzezi kryente shit-blerje fiktive me komapnitë FM Investment, Trade Investment dhe i Albanian Investment.

Në kërkim janë shpallur edhe tre sirianë, aksionerë në kompanitë e tij. Ata kryenin importe me vlera të larta dhe shisnin me vlera të ulëta për të shmangur TVSH. Dëmi i shkaktuar shtetit nga mashtrimi llogaritet 61 milionë lekë.