Drake në këngën e re: Jetoj si Ronaldo

Reperi i famshëm kanadez, Drake, e ka përmendur në një nga këngët e tij të albumit të ri “Scorpion” edhe pesë herë Topin e Artë, Cristiano Ronaldon.

“Jetoj si Ronaldo por kurrë nuk kam qenë në Madrid”, thotë Drake në një nga vargjet e këngës Blue Tint.

Të shumtë kanë qenë fansat e muzikës rep dhe të futbollit që e kanë shpërndarë këtë pjesë, madje disa duke argumentuar se Drake e ka vulosur se kush është lojtari më i mirë në botë në debatin e nxehtë për Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.