Një grua ‘arratiset’ nga shtëpia, Policia gjen një të ri ‘të humbur’ prej 8 ditësh

Në njoftimet e Policisë nuk mungojnë raste e zhdukjes nga shtëpia, të personave të ndryshëm. Edhe sot, Polica ka njoftuar se një nënë është zhdukur nga shtëpia saj në Vorë. Ikjen e saj me një mikun dhe mikeshën e saj, e ka denoncuar i biri.

Nga ana tjetër, Policia ka gjetur një të ri, të denoncuar prej 8 ditësh nga të afërmit e tij, si të zhdukur.

Komisariati i Policisë, Vorë

Më datë 28. 06. 2018, shtetasi M. S., banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa nëna bashkë me shtetasin M. P., 30 vjeç dhe shtetasen M. S., 37 vjeçe, banues në Vorë dhe Tiranë. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 28. 06. 2018, në SPKM Muriqan, u kap shtetasi B. R., vjeç 19, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 20. 06. 2018, është larguar nga banesa.