Duroni për ditët me diell, ja kur kthehen temperaturat e larta

Reshjet e shiut pritet t’ia lënë vendin kthjellimeve dhe temperaturave të larta vetëm javën e parë të muajit korrik.

Sipas Meteoalb, java e parë e muajit korrik, do të dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta.

Pasditet pritet të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra, por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.