Ironia e Palokës: Mbase Rama është i pafajshëm...
Nga Edi Paloka
Mbase Rama eshte i pafajshem...
Kete zakonin e Rames qe mohon te verteta me se evidente e kam konsideruar gjithmone si tipar te nje qenieje pa karakter, mashtrues ordiner dhe i pafytyre.
Kete mendoja kur avionet e droges i quante mushkonja, kur deklaronte se ne Shqiperi nuk ka kanabis, kur deputetet dhe bashkiaket e tij te inkriminuar i definonte si engjej...
Kete mendoja kur pa bere asnje qindarke investim deklaronte se ne qeverisjen e tij ishte investuar me shume se ne 25 vite bashke, kur deklaron se ka arritur shifra rekord ne uljen e papunesise e te krimit...
Kete mendova dhe dje kur brohoriti “fitore” pasi te gjithe mesuam se negociatat nuk do te hapen..!!!
Pastaj rastesia e solli qe pikerisht dje te lexoja opinionet e nje psikiatri te njohur per qenie me probleme psiqike si te Rames.
Pak a shume ai shpjegonte se te semuret e ketij lloji “kur nuk arrijne te kontrollojne realitetin ne ambjentin ku jetojne, atehere krijojne ne mendjen e tyre nje realitet tjeter te cilin munden ta kontrollojne plotesisht”
Atehere mendova qe mbase kryeministri yne eshte i pafajshem... Mbase nuk eshte ai mashtruesi ordinere e i pafytyre. Nuk eshte ajo qenie e peshtire qe per interesa te tij eshte gati te shkatrroje nje vend e nje popull .Nuk eshte aq i pashpirt sa c’tregon. Nuk eshte aq dallkauk e injorant sa shfaq me arrogancen e tij...
Ndoshte kryeministri yne eshte thjeshte i semure? Ndoshta nuk duhet derguar atje ku shumica e shqiptareve urojne cdo dite . Mbase thjesht duhet mbyllur ne spital psiqiatrik ?
Mbase...
Prisni kur te dale ndonje nga keto dite e te thote qe Italia do fitoje kampionatin Boteror.
Ne fakt Italia i ka shanset se do kete kampionate te tjere, kurse kryeministri yne nuk ka asnje shans. Nuk behet me...