FOTO/ Mbërrin për testet mjekësore, Juventusi ‘godet’ me blerjen më të shtrenjtë

Juventusi nuk ka ndërmend ta ndërpresë stilin e vet fitues, as në sezonin e ardhshëm.

Pas zyrtarizimit të Emre Can, “Zonja e Vjetër” ka bërë një tjetër goditje në merkato.

Bëhet fjalë për Joao Cancelo i cili ka mbërritur në Torino për të kryer testet mjekësore me Juventusin.

Mbrojtësi i Valencias ka mbërritur mbrëmë vonë në aeroportin në Torino për të kompletuar transferimin te skuadra kampione nga Serie A.

Cancelo pritet të jetë deri më tani përforcimi më i shtrenjtë i Juventusit, gjatë këtij afati kalimtar pasi kartoni i tij ka kushtuar 40 milionë euro.