Gjermanisë i kushton fitorja me Suedinë, ndëshkohet nga FIFA

Në fund të ndeshjes Gjermani-Suedi, kur Toni Kros shënoi golin e fitores gjermane në shtesë, nisi një grindje midis dy pankinave.

Pankina gjermane duket se i provokoi suedezët, të paktën kështu u shprehen ata pas përfundimit të ndeshjes.

Gjermania kërkoi falje për sjelljen e dy pjesëtarëve të stafit, Georg Behlau dhe Ulrih Voigt, ndërkohë që nuk u ndal aty, sepse i hoqi nga lista e delegacionit gjerman, duke i ndaluar të hynin në stadium.

Por nuk mjaftoi vetëm largimi nga stoli i gjermanëve pasi ishte FIFA ajo që dha dënimin përfundimtar të tyre, duke i dënuar me 5000 franga zvicerane për sjellje “antisportive”.