VIDEO/ Fitore historike, Drita kualifikohet në Champions League

Drita e Gjilanit luajti sot ndeshjen e parë të fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, ku arriti të marrë një fitore të vuajtur 0-2.

Skuadra kampione e Vala Superligës arriti të kualifikohet për në finalen e paraeliminatoreve, duke eliminuar pas 120 minutash skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.

Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në kohën shtesë shënuan Shabani dhe Livoreka për kampionët e Kosovës, të cilët vijojnë më tej aventurën në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e radhës së Dritës do të jetë përballë fitueses së çiftit La Fiorita (San Marino)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar), sfidë kjo që do të luhet sonte në orën 21:00.