FOTO/ Është përfundimtare. SHBA sjell tek Bushati emrin e ambasadorit të ri

SHBA ka gjetur emrin e ri për ambasador në Tiranë.

Burime të sigurta për SYRI.net nga stafi pranë Ditmir Bushatit, kanë bërë me dije se Edi Rama ka dështuar me lobimin e tij për të sjell ambasador të SHBA në Tiranë, një prej pjesëtarëve të OBDAT, i cili së bashku me Fatmir Xhafën kanë shantazhuar prokurorë të veçantë gjatë procesit të Reformës në Drejtësi.

Emri që ndodhet tashmë në zyrën e Ditmir Bushatit si propozim për ambasador i SHBA në Tiranë është Kathleen A. Kavalec.

Po kush është Kavalec?

Kathleen A. Kavalec

Zëvendës ndihmës sekretare

Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike

Periudha në detyrë: Nga gusht 2015

Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Para kësaj, ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.