I dashuri i Morenës e pranon se është homoseksual /FOTO

Nuk kanë kaluar as një muaj, që kur lidhja e tyre u bë publike, por pa dëshirën e tyre, thjeshtë nga një fotografi në profilin e Sashës.

Morena Taraku dhe miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani, bënë edhe tatuazh emrin e njëri-tjetrit, madje dhe komentet si dhe InstaStoryt, ku çifti shihej së bashku, nuk munguan.

Por çdo gjë mori fund shumë shpejt!

Ata ka pak ditë që janë ndarë, e këtë e bënë të ditur vet çifti, teksa publikonin video e shkrime të ndryshme në llogaritë e tyre në Instagram. Si fillim ishte Morena ajo që publikoi një Story, ku thoshte se ai ishte homoseksual, ndërsa nuk mungoi dhe përgjigja e Sashës, i cili publikoi video, ku po argëtohej me disa femra, e duke vazhduar më tej me kundërpërgjigje ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, në një video të publikuar, por që u fshi shumë shpejt, shihet miliarderi duke mbajtur në dorë një ‘flutarake’ me ngjyrat e komunitetit “LGBT”, duke shtuar më shumë dyshimet rreth seksualitet të tij, ashtu siç edhe tha bukuroshja nga Prishtina. Por se çfarë ka të vërtetë në këtë mes, mbetet të shihet në ditët e ardhshme!