FOTO/ Peru-Australi, FIFA shpall lojtarin më të mirë të ndeshjes

Peruja dhe Australia luajtën në “Fisht Arena” ndeshjen e tretë të Grupit C, raporton Syri.net.

Peruja fitoi me rezultatin pastër 2-0, duke zënë vendin e tretë në grup, ndërsa Australia e mbyll e fundit.

Carrillo në pjesën e parë dhe Guerrero në të dytën i dhanë fitoren peruanëve.

Autori i golit të parë, Carrillo, u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA.