Pas vizitës në Medvegjë, Meta pret 50 nxënës e mësues të kësaj treve shqiptare

Shtatë muaj pas vizitës në Medvegjë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar për një vizitë tre ditore në Shqipëri 50 nxënës e mësues të kesaj treve. Nën kujdesin e Presidentit Meta ata kanë vizituar vende të ndryshme historike e me simbolike të fortë kombëtare si Vendvarrimin e Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu në Lezhë etj.

Në një shënim në rrjetin social facebook Presidenti i Republikës shkruan:

Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe.
Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m'i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon. Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve.