'Do të mjaftonin 13 Toyota Yaris për gropën e qeverisë konçensionare'

"Dotë  mjaftonin vetëm 13 "Toyota Yaris" për të mbushur gropën 5-mujore të arkës së shpuar së qeverisë konçesionare. Kështu gjykon këshilltari ekonomik në PD, Dorjan Teliti. Në një shënim në Fb, Teliti shprehet më tej:

"Do të mjaftonin vetëm 13 "Toyota Yaris" që Buxheti të mos rishikohej me ulje të ndjeshme pas 1 muaji, ulje në kurriz të investimeve, rrogave, pensioneve, shtresave në nevojë.

Vetëm gjatë 5 muajve të parë të vitit mungojnë plot 57 milionë dollarë nga Tatimet dhe Doganat. Mosrealizime praktikisht në çdo zë të të ardhurave, nga TVSH (- 28 milionë dollarë) e deri te tatimi mbi të ardhurat personale (-10 milionë dollarë).

Nuk ka para për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë; në 5 muaj është paguar vetëm 11% e fondit vjetor. 

Nuk ka para për shtresat në nevojë; përkundrazi...plot 30 mijë familje të përjashtuara padrejtesisht nga skema. 

Nuk ka para për rritje reale pagash. 

Nuk ka para për rritje reale pensionesh, të varfëruar gjatë këtyre 5-viteve me të paktën 12%. 

Nuk ka para për investime serioze nga Buxheti i Shtetit, përveç palmave dhe lulishteve. Ama, ka bollshëm para për një grusht njerëzish, për oligarkët që përpijnë çdo ditë arkën e shtetit, arkë e cila mund të mbushet lehtësisht me vetëm "13 Toyota Yaris".

Çmim të shtrenjtë po paguajnë shqiptarët për arrogancën e qeverisjes "konçesionare" të padrejtësive."