Dy grekëve u kapet droga që u shitën shqiptarët në kufi, gati 100 kg

Policia greke ka sekuestruar mbi 100 kg marijuane ne dy operacione dhe ka vene ne pranga edhe nje shqiptar 29-vjecar. Operacioni i pare eshte bere ne Pella, ku u ndoqen dy automjete. Nje nga mjetet qe u ndoq, u gjet i braktisur ne nje zone bujqesore dhe prane tij pesë çanta me 90 kg 200 grame marijuane. Policia shpalli ne kerkim drejtuesin e mjetit, nje grek 52-vjec. Nderkohe u kap edhe makina qe sherbente per kontrollin e rruges dhe u arrestua shoferi, grek 38-vjec. Hetimet zbuluan se droga ishte marre ne kufirin greko-shqiptar nga 52-vjeçari.

Nderkohe ne operacionin e dyte, policia sekuestroi dy çanta me 10 pako qe permbanin 10 kg 964 gram marijuane. Ne pranga u vu nje shqiptar 29-vjec..